Bildt për Lajçakun: Ka bërë një përpjekje herkuliane për ta çuar rajonin përpara

Ish kryeministri suedez , Carl Bildt ka komentuar takimin që ka zhvilluar mbrëmë me Emisarin Evropian, Miroslav Lajçak .

Bildt ka vlerësuar punën e Lajçakut për në rolin e ndërmjetësit të dialogut Kosovë- Serbi.

“Asnjëherë s’mund ta shmangësh diskutimin e sfidave të Ballkanit. Ka bërë një përpjekje herkuliane për ta çuar rajonin përpara”, ka shkruar ai në platformën X.

Derisa Laçak për Bildt ka thënë se i vlerëson njohuritë dhe pikëpamjet e tij./21Media

Back to top button