Bisedimet duhet të japin rezultate – u thotë Erdogani delegatëve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Zelensky i Ukrainës dhe Putin i Rusisë janë “miq të vlefshëm”, ndërsa ai përgatit skenën për bisedimet në Stamboll këtë mëngjes.
Erdogan tha se përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e udhëheqësve dhe se Turqia mund ta presë atë gjithashtu, transmeton rtv21.tv.
Ai u tha gjithashtu ekipeve ruse dhe ukrainase se të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”, por se kemi arritur në një moment kur bisedimet duhet të japin “rezultate konkrete”./21Media

Back to top button