Bisedimet ndërmjet Turqisë, Finlandës dhe Suedisë duhet të vazhdojnë, tha Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka folur me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas ofertave të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Në këmbim, presidenti i Turqisë i tha atij se Ankaraja nuk do t’i shikonte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Ne pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje”, shkroi Stoltenberg në Twitter.
Erdogan zhvilloi sot një telefonatë me liderët e dy vendeve për të diskutuar shqetësimet e tij./21Media

Back to top button