Biserko: Oferta në tavolinën e dialogut duhet të pranohet

Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se oferta më e fundit e ndërkombëtarëve për dialogun Kosovë-Serbi duhet të pranohet.

“Vizita e Derek Cholletit është sigurisht një nga më të rëndësishmet sepse ai erdhi po ashtu me një propozim. S’është vetëm për ringjalljen e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, por është edhe një ofertë në tavolinë për Kosovën e Serbinë, që duhet të pranohet”, ka thënë ajo për “Danas”.
Sipas saj, “u takon qytetarëve të Serbisë dhe opozitës të ngrenë zërin dhe të bëjnë presion te Qeveria që të sillet me përgjegjësi”.
“Serbia nuk guxon të lejojë të mbahet peng nga Rusia dhe politikës së saj shkatërruese, e cila edhe asaj po ashtu i kushton”, ka thënë ajo.
Back to top button