ShBA mirëpret miratimin e Turqisë për ofertën e anëtarësimit të Suedisë në NATO

ShBA-të mirëpritën të martën miratimin e Turqisë për hyrjen e Suedisë në aleancën e NATO-s, duke thënë se çështja ka qenë një “përparësi e rëndësishme” për presidentin Joe Biden.

“Ne mirëpresim votën e parlamentit turk që miraton kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO”, tha Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Biden, në X, shkruan AA.

“Ky ka qenë një prioritet i rëndësishëm për @POTUS. Suedia është një partner i fortë dhe i aftë i mbrojtjes, anëtarësimi i së cilës në NATO do t’i bëjë ShBA-në dhe Aleancën më të sigurt dhe më të fortë”, shtoi ai.

Parlamenti turk disa orë më parë ratifikoi me shumicë dërrmuese anëtarësimin e Suedisë me 287 vota pro. Hungaria është tani i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk ka nënshkruar hyrjen e Suedisë në aleancë.

Back to top button