Bislimi kritika për Lajçakun, thotë se demonstroi qasje jo të drejtë e jo neutrale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj një takimi që emisari i Bes-së Mirslav Lajçak e përfaqësues të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU).
Bislimi përmes një postimi në platformën X ka thënë se Lajçak nuk ka treguar se e ishte NCEU e Serbisë dhe se e në kuadër të delegacionit me të cilin ishte takuar ishin kryesisht përfaqësues të OJQ-ve nga Kosova.

“Emisari Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU (National Convention on European Union in Serbia), disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi. Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës. Z. Lajçak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘të drejtë’ dhe ‘neutrale’ të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”./21Media

Back to top button