U raportua se një automjet me dinarë u ndalua në Jarinjë, Dogana Kosovës thotë se po zbaton vendimin e BQK-së

Sot në mediat serbe është raportuar se Kosova ka ndaluar një automjet që po transportonte dinarë.

Lidhur me këtë, Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci sqaroi për portalin rtv21.tv se në pikën kufitare në Janrinë janë paraqitur disa persona të cilët kanë pretenduar se përfaqësojnë “Komercijalna Banka” e cila tashmë është mbyllur.

“Këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes se parave te gatshme, të njëjtit janë udhëzuar qe te ndjekin njoftimet e BQK derisa Dogana e Kosovës po ashtu zbaton normat e njëjta ligjore”, tha Stavileci për portalin rtv21.tv.

Banka NLB Komercijalna ka operuar në Kosovë deri në fund të muajit janar të këtij viti kur edhe kishte licensë që të punonte me dinarin serb.

Banka Qendrore e Kosovës nga 1 shkurti ka vënë në fuqi një rregullore sipas të cilës vetëm euroja është valuta për pagesa me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb./21Media

Back to top button