Bislimi: Me Lajçakun biseduam edhe për pasaportat e paligjshme të Serbisë

(Lajm i përditësuar)
Bislimi: Me Lajçakun biseduam edhe për pasaportat e paligjshme të Serbisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas takimit që pati me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përmes platformës X, Bislimi njoftoi se kanë diskutuar për çështje të ndërlidhura me dialogun.
“Biseduam për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes, për letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, tha ndër të tjera Bislimi.
Ai shtoi se në takim janë ngritur edhe çështje të tjera lidhur me urgjencën për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Themelore.
Lajçaku takohet me Bislimin: Zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
“Para Forumit Botëror Ekonomik në Davos jam takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Kujtojmë se, në Zvicër gjendet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?