Bislimi në Gjermani kërkon nga BE-ja trajtim serioz të aplikimit për statusin kandidat

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron për një vizitë në Gjermani, në kuadër të ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare Charlemagne në Aachen, ku ishte folës në panelin me titull “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?”.
ZKM njofton se përgjatë adresimit të tij dhe bashkëbisedimit, siç njofton , Bislimi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian si orientim strategjik ku gëzon edhe mbështetje të gjerë qytetare në këtë proces, ku Kosova ka aplikuar në dhjetorin e vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Theksoi se vendi ynë meriton që aplikimi të trajtohet në mënyrë serioze dhe në baza meritokracie nga Bashkimi Evropian dhe të ndërmerren hapa konkrete në këtë drejtim, kur tashmë edhe kanë kaluar 9 vite të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.”, citohet të ketë thënë Bislimi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?