Biznesmeni Hoxha u vra në makinë, pasi e vrau, autori u kthye të nesërmen për të varrosur trupin

Policia dhe Prokuroria e Shqipërisë e kanë të qartë skemën dhe autorin e vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha, por ende nuk është zbuluar, se cili ka qenë shkaku i konfliktit mes autorit dhe viktimës, të cilët kanë qenë miq prej disa vitesh. Prokuroria po heton të kaluarën e 43 vjeçarit, i cili njihet si një person me precedente të mëparshëm.
Mbetet ende mister motivi i vrasjes së biznesmenit 43 vjeçar Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit është gjetur gjysmë i dekompozuar të shtunën në Qafë Mollë të Dajtit. Ndonëse, policia dhe prokuroria pas një pune afro 11 ditore kanë mundur të bien në gjurmë të autorit të dyshuar, Fredi Rushi, ky i fundit nuk pranon të flasë duke vijuar t’i qëndrojë variantit të parë të dhënë në momentin e ndalimit. Ai ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se nuk ka lidhje me vrasjen dhe ditën kur biznesmeni është zhdukur ai e kishte takuar dhe pasi kishin bërë xhiro me makinë e kishte lënë afër banesës në Kamëz.
Por, të gjitha këto alibi të tij kanë rënë, pas pamjeve filmike të siguruara nga policia dhe prokuroria si dhe qelizave telefonike të tij dhe viktimës, të cilët tregojnë vendodhje ndryshe nga sa pretendon i dyshuari dhe vërtetojnë akuzat e prokurorisë. Viktima njihej si njeri problematik, ndërsa sipas dëshmive të djalit të tij ai kishte marrë disa ditë para ngjarjes të kryente një porosi, hetim të cilin prokuroria e ka veçuar. Madje, Hoxha ka pasur borxhe të shumta si dhe është njohur si konsumues i lëndëve narkotike.
Nga verifikimet është mësuar se ditën që do të kryente vrasjen, Fredi Rrushi e ka telefonuar tri herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i ka hapur telefonin, gjë kjo që ngre dyshime për konflikte mes tyre. Mësohet se autori ka kontaktuar më pas me biznesmenin përmes një personi tjetër që ka qenë në një tavolinë me këtë të fundit. Pasi ka mësuar lokalin ku ai ndodhej ka shkuar atje dhe sipas dëshmitarëve nuk ka pasur konflikte. Më pas, e ka marrë në makine dhe pas largimit te personave të tjerë e ka dërguar ne zonën e Dajtit, ku edhe e ka ekzekutuar. Pas vrasjes, autori e ka marrë edhe celularin e Ruzhdi Hoxhës dhe për të humbur gjurmët e ka hedhur në një rrugicë.
Madje kamerat që janë në dispozicion të prokurorisë e kanë filmuar rrushin duke zbritur i vetëm nga zona e Dajtit.
Telefoni i biznesmenit Hoxha ka përfunduar në duart e një taksisti, i cili e ka shitur për 10 mijë lekë të vjetra në një servis dhe është zbuluar nga prokuroria.
Të nesermen ne orën 5.30 të mëngjesit Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit, ku ka tentuar të fsheh trupin e viktimës, duke e mbuluar me zhavor e gurë./oranews

Back to top button