Blero paralajmëron këngën e re

 
Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka një lajm të mirë për fansat e tij.
Këngëtari së shpejti do të sjell projektin e tij të radhës. Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit në Instagram.
”Telenovela… tik tak”, ka shkruar Blero krahas një fotografie të postuar.
Këngën e re Blero duket se do ta sjell në bashkëpunim me artistin nga Kosova, Alban Markaj.

Ndryshe, projekti i fundit i Blero Muharremit është ”Merri syt e mi”, e cila është publikuar më 1 tetor të vitit të kaluar./21Media

Back to top button