Grenell për Vidovdanin: Sot është ditë përkujtimore për dëshmorët e shenjtë serbë

 
Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Kosovës, duke thënë se “sot nderojmë heronjtë e Vidovdanit”.
“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, filloi beteja kundër osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për princin e shenjtë Llazarin dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar Grenell në Twitter.


Edhe sivjet serbët kanë ardhur në Graqanicë dhe Gazemistan për të kremtuar Vidovdanin, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./21Media

Back to top button