Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.
“Ne dënojmë sulmin me raketa të Federatës Ruse ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”, ka shkruar Blinken në Twitter.
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 134 u plagosën pasi më shumë se 30 raketa u qëlluan në një bazë ushtarake në mëngjesin e të së dielës./21Media

Back to top button