Gërvalla mohon se brenda koalicionit qeverisës ka mosmarrëveshje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka mohuar raportimet se brenda koalicionit qeverisës ka mosmarrëveshje, madje ajo ka thënë se drejtuesit e institucioneve asnjëherë “nuk kanë qenë kaq unik”, shkruan Gazeta Express.
“Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, asnjë herë më parë, që nga pavarësia e këndej, nuk kanë qenë kaq unik dhe nuk i kanë bashkërenduar kaq mirë veprimet dhe vendimet e tyre në të mirë të forcimit të shtetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Gërvalla në Faecbook.
Ajo tutje ka thënë se qeveria ka marrë masa të menjëhershme për të mos lejuar rritjen artificiale të çmimeve dhe krijimin e panikut tek familjet.
“Masat e menjëhershme dhe të suksseshme të qeverisë për të mos lejuar rritjen artificiale dhe të shfrenuar të çmimeve, krijimin e panikut dhe zhvatjen e skajshme të qytetarit, tek ata që duan ta zhbëjnë 14 shkurtin 2021, natyrisht që krijojnë shqetësim dhe ngjallin fantazi dhe epshe të pakontrolluara. Shpikin, shajnë, fyejnë, gënjejnë. Ndërsa ne, thjesht vazhdojmë punën”, ka shkruar Gërvalla./21Media

 

Back to top button