Blinken: S’mund t’i vërtetoj në asnjë mënyrë supozimet për sulm nga Ukraina në Kremlin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se kishte parë raporte nga Moska për një sulm të supozuar me dron nga Ukraina në Kremlin, por ai “nuk mund t’i vërtetojë në asnjë mënyrë ato”.

“Ne thjesht nuk e dimë”, tha Blinken të mërkurën.

“Ne do të shohim se cilat janë faktet. Dhe është me të vërtetë e vështirë të komentosh apo spekulosh mbi këtë pa ditur se cilat janë faktet”, shtoi Blinken.

Ukraina ka mohuar çdo njohuri për sulmin e supozuar me dron në Moskë./21Media

Back to top button