​Messi vendosë të largohet PSG

Nuk ka më dyshime, Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit aktual.

Babai i Leos, Jorge, raportohet se ia ka komunikuar vendimin Paris Saint-Germain-it tashmë një muaj më parë për shkak të projektit.

PSG e ka pezulluar Messin duke filluar nga sot dhe për dy javët e ardhshme pas udhëtimit të tij në Arabinë Saudite.

Duket se marrëdhënia u prish pas vendimit të marrë për të mos vazhduar bashkë për sezonin e ardhshëm.

Rikthimi i yllit argjentinas te Barcelona është skenari më i mundshëm, por ende nuk dihet cila mund të jetë e ardhmja e tij.

Back to top button