U ndalua për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Podujevë

Prokuroria Themelore sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.B (47 vjeç) për vrasjen e një 41 vjeçari në Batllavë të Podujevës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila ka informuar se ndalimi i personit është bërë për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
“Prokuroria ne koordinim me policine jane duke ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qellim te sqarimin te rrethanave te ketij rasti.”, ka bërë të ditur tutje Ulaj.
Ndryshe, një 41 vjeçar me inicialet G.B ka vdekur sot në Batllavë të Podujevës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se G.B është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari B.B (47 vjeç) dhe si pasojë e plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë./21Media

Back to top button