Bombarduesit amerikanë në kufi me Rusinë

NATO forcon krahun lindor

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë sjellë në Evropë disa aeroplanë bombardues B52, të cilët mund të bartin armë bërthamore, ka njoftuar kanali televiziv amerikan, CNN.

Kjo zhvendosje e forcave është planifikuar si një mbështetje për manovrat e përbashkëta në Evropë me aleatët e NATO-s, të cilat pritet të zhvillohen këtë muaj. Sipas mediave ruse, këto manovra pritet të zhvillohen në afërsi të kufijve me Rusinë, shkruan rtv21.tv

Aeroplanët dhe 800 ushtarë amerikanë do të vendosen në një bazë ajrore në Britani dhe do të përfshihen në manovrat me aleatët të tjerë të NATO-s, të cilat zhvillohen në qershor.

CNN njoftoi se manovrat do të zhvillohen në Detin Baltik, më saktë në Arktik, përgjatë kufijve të Rusisë me disa shtete anëtare të aleancës. Gjatë ditëve në vijim, këto manovra do të fillojmë në Letoni.

B52 është aeroplani më i vjetër aktiv në flotën ajrore të Amerikës, i cili është dizajnuar për fluturime të gjata dhe interkontinentale, me aftësi që të hyjnë thellë brenda territorit të ish-Bashkimit Sovjetik.

Ky model u bë ikonë e Luftës së Ftohtë dhe vetë aeroplani është modifikuar disa herë./21Media

Back to top button