Bora arrin deri 1 metër në Brezovicë, rekomandohet që të shmangen qendrat e skijimit

Reshje të shumta bore vazhdon të ketë në Brezovicë, ku edhe janë bërë disa rekomandime që të shmangen qendrat e skijimit.

Sipas faqes Brezovica.info bora ka arritur deri 1 metër, duke bllokuar kështu parkingun, ndërsa vetëm një korsi e rrugës mbetet e hapur,

“Pas reshjeve të mëdha të borës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë është shumë keq, ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. Rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vjen sot në Brezovicë”, bëhet e ditur në njoftim.

Në pamjet që janë publikuar shihet se disa vetura kanë mbetur të bllokuara.

Back to top button