Kaloni te përmbajtja kryesore

Bora i nxori punë Abdixhikut që në ditën e parë si ministër

Abdixhiku kërkon të ketë kujdes në vozitje

Pas reshjeve të shiut dhe të borës ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka urdhëruar të gjitha kompanitë përgjegjëse që sonte të jenë gjatë gjithë natës në terren.

Abdixhiku ka njoftuar se disa nga mirëmbajtësit e rrugëve i ka vizituar nga afër dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë.

Lumir Abdixhiku është emëruar ministër në Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, e cila u votua dje në Kuvendin e Kosovës. /21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button