Bora lë pa rrymë Prishtinën, Ferizajn, Mitrovicën dhe Prizrenin
Për shkak të reshjeve të borës, mungesë të energjisë elektrike kanë pësuar rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Prizrenit.
Këtë për portalin rtv21.tv ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.
Ai tha se ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike./21Media