Borrell: Askush nuk fiton nga konflikti rajonal

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ndodhet në Bejrut ku u takua me kryeministrin libanez Najib Mikati.

Në një konferencë për shtyp, ai ka thënë se askush nuk fiton në një konflikt rajonal.

Këtu janë disa nga pikat e diskutimit nga konferenca e shtypit e Borrellit:

-Ne shohim një përshkallëzim në shkëmbimin e zjarrit midis Libanit dhe Izraelit dhe lufta duhet të shmanget.

-Askush nuk fiton në konfliktin rajonal dhe unë e informova Izraelin për këtë dhe theksova domosdoshmërinë e punës përmes diplomacisë për t’i dhënë fund konfliktit.

-Ne duhet të veprojmë për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe për të liruar pengjet.

-Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 100 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës vuan nga një krizë ushqimore.

-Gaza nuk mund të izolohet nga Bregu Perëndimor dhe është pjesë e territorit të pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.

Back to top button