Borrell në Mal të Zi, Abazoviq: Mirësevini në anëtarin e ardhshëm të BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, po qëndron për vizitë në Mal të Zi.
Ai u prit nga kryeministri Dritan Abazoviq, i cili ka uruar mirësardhje Borrellit në siç ka thënë shtetin e ardhshëm anëtar të BE-së.
Ai po ashtu ka thënë se është duke u ndërtuar një Mal i Zi i qëndrueshëm më mbështetjen e partnerëve evropianë.
“ SSP është ulur për herë të parë në Mal të Zi. Një nxitje e madhe për Malin e Zi për të vazhduar edhe më shpejt në rrugën evropiane. Josep Borrell mirësevini në shtetin e ardhshëm anëtar të BE-së.”, ka shkruar Abazoviq.
Për vizitën në Mal të Zi ka shkruar edhe vetë Borrell, i cili la tjëmë se situata aktuale e ka vendosur edhe më në krye të listës së prioriteteve integrimin në BE./21Media

Back to top button