Dënohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo është dënuar me dy ndeshje mos-lojë pas veprimeve që ka bërë në kundërpërgjigje të tifozëve të Al-Shababit që thërrisnin emrin e Messit.

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite e dënoi Ronaldon për “sjellje të papërshtatshme”, shkruajnë mediat e huaja.

Fillimisht Ronaldo reagoi duke i vënë dorën në vesh, sikur nuk i dëgjonte, por në një moment humbi durimin dhe bëri gjest të pahijshëm drejt tyre.

Ronaldo ka mundësi ta apelojë vendimin dhe më pas të merret verdikti përfundimtar, por do të jetë e vështirë që pezullimi t’i hiqet.

Portugezi do të mungojë në ndeshjet e kampionatit saudit kundër Al-Hazem dhe Al-Raed.

Kujtojmë se gjatë asaj ndeshje, Al-Nassr mposhti 3:2 Al-Shababin.

Back to top button