Borrell zhvillon takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin

Borrell zhvillon takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano njoftoi se nesër Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq në takime të ndara në Paris.

Ai tha se e gjithë kjo do të bëhët që të ndihmohen të dyja vendet për zbutje të tensioneve.

“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar Stano në Twitter.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë paralajmëroi një takim të mundshëm me presidentin serb, Vuçiq në Paris./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button