Swift u bë artistja e parë që kryesoi tërë vitin me këngë në “Billboard Artist 100”

Taylor Swift vazhdon të arrijë suksese në muzikë. Ajo u bë artistja e parë që kaloi një vit të tërë me këngë në pozitën e parë të Billboard. Swift vlerësohet për arritje rekordi për 52 javë me kryesim me këngë në toplistë (jo rregullisht).
Ajo arriti këtë rekord edhe falë suksesit me albumin e fundit “Midnight”, ku për të dytën javë me radhë kryesoi në pozitën e parë në Billboard 200.
Ky është suksesi i parë i një këngëtareje në këtë kategori pas atij të Adele me albumin 25 në vitin 2015.
Ndërkohë, të gjitha këngët e albumit “Midnight” të Swift, 13 nga verzioni standard dhe shtatë nga edicioni “3am Edition”, u radhitën në Billboard Hot 100 për të dytën javë me radhë kryesuar me këngën “Anti-Hero”, e cila u radhit për të dytën javë në pozitën e parë.
Në top dhjetëshe më pas këtë këngë e përcjellin edhe këngët tjera të saj si “Lavender Haze’ që vjen në pozitën e 6-të, “Midnight Rain” më të shtatën dhe “Bejeweled” në të nëntën.
Lista The Artist 100 për këto rezultate përcjell të dhënat e publikimeve çdo javë nga Billboard në SHBA. Ajo ndjek shitjet e albumeve dhe këngëve, transmetimet në radio dhe shkarkimet e tyre në internet./21Media

Back to top button