BOTIME: Monografia “Gjakova ndër vite”

Shoqata e intelektualeve “Jakova”, në bashkëpunim me qytetarët e Gjakovës, tash e tre vjet kanë punuar me një përkushtim të madh për të botuar monografinë “Gjakova ndër vite”. Kjo monografi e cila u promovua sot në Gjakovë, përfshinë histori të shumta të cilat kanë ndodhur në Gjakovë, gjatë dekadës së fundit të shekullit 20. Sipas kësaj shoqatë kjo monografi ju shërben edhe gjeneratave të reja për të mos harruar historinë.
Duhet shtuar se botimin e këtij libri historik e ka ndihmuar bamirësi nga Hjustoni ne SHBA, z.Ramiz Tafilaj./21Media

Back to top button