BPV i eurozonës shënon ngritje

GDP e eurozonës ka shënuar ngritje në muajt e parë të këtij viti

Bruto prodhimi vendor (BPV) i eurozonës ka shënuar ngritje 0,5 për qind në tremujorin e parë të vitit dhe BPV e BE-së ka shënuar rritje 0,4 për qind në krahasim me çerekun e kaluar, njoftoi të mërkurën Agjencia evropiane për statistika, Eurostat.

Në çerekun e katërt të vitit 2016, ekonomia e eurozonës shënoi rritje 0,5 për qind, ndërsa të gjitha vendet anëtare të BE-së shënuan ngritje 0,6 për qind, thuhet në ueb sajtin zyrtar të Eurostatit.

Back to top button