BQK: Rritja ekonomike 4%, ndikoi deficiti tregtar

Vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë 4.2%

Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në konferencën e fundit për media për këtë vit, ka vlerësuar se rritja ekonomike është rreth 4 përqind, ndërsa deficiti i lartë tregtar ka ndikuar të mos ketë rritje më të lartë.

Ai pret që rritja ekonomike për vitin 2019 të jetë 4.2 përqind.

Mehmeti ka vlerësuar se sektori bankar është stabil dhe i qëndrueshëm.

Sipas tij, normat e interesit kanë vazhduar në trendin e rënies, që sipas Mehmetit kanë rënë në 6.6 përqind norma efektive.

Ndërsa, sektorit i sigurimeve ka shënuar një trend pozitiv të fitimit në dy vitet e fundit.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se përpos avancimeve brenda BQK, ka të arritura edhe në arenën ndërkombëtar për avancimin e BQK në rrafshin ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se kanë rritur angazhimin për mbrojtjen edhe të konsumatorëve për shërbimet bankare.

Për plaçkitjen e bankave në këtë vit, Mehemeti ka thënë se kjo është shqetësuese dhe ndikon keq në imazhin e shtetit dhe largimit të investitorëve të huaj.

Ndërsa, çmimi ekonomisti i vitit iu dha Jeton Zogianit.

Back to top button