Për 24 orë vidhen tri vetura në Kosovë

Policia po i heton rastet

Tri vetura janë vjedhur gjatë 24 orëshit të fundit në qytet e ndryshme të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Viktima nga fshati Poqeste e Komunës së Pejës dje në ora 10:00 ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Rasti tjetër është raportuar vetëm pas një ore pra në orën 11:00 në rrugën “Aziz Abrashi” në Fushë Kosovë. Viktima mashkull  ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij (kombi).

Por këto nuk janë rastet e vetme në Kosovë. Rasti i tretë i vjedhjes së veturës është raportuar po ashtu dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë rreth orës 12:20. Viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Ende nuk ka të arrestuar por, sipas policisë të tri rastet po hetohen.

Edhe dje është raportuar për vjedhje të një veture në Fushë Kosovë, por Njësia Policore gjatë hetimeve të zhvilluara ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin , i cili kishte vjedhur veturën./21Media

Back to top button