Braktiset kombi me 2 mijë kavanoza me mjaltë

Njësitet patrulluese kanë gjetur rreth 2 mijë kavanoza me mjaltë në një kombi të cilin e kishte braktisur një person i panjohur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Debellde të Vitisë, të dielën rreth orës 11:30.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit është hapur rasti si “Kontrabandim me mallra” dhe malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.
Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore./21Media

 

Back to top button