Pejë, nëna dhe foshnja 8 muajshe mbaheshin të mbyllura në dhomë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të privimit të kundërligjshëm të lirisë në Pejë.
Të dielën rreth orës 16:00, njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën me foshnjën e saj 8 muajshe.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është dërguar te familja e saj.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike.
Policia ka thënë se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button