Britney Spears dhe Madonna rikrijojnë puthjen e tyre ikonike në dasmën e Spears

Pothuajse dy dekada pas puthjes së tyre ikonike në MTV Video Music Awards, Madonna dhe Britney Spears rikrijuan atë.

Gjatë dasmës së Britney Spears të enjten (9 qershor), Spears dhe Madonna rikrijuan puthjen e tyre të famshme të vitit 2003, shkruan The Independent, përcjell rtv21.tv
Spears u martua me Sam Asghari në një ceremoni intime në Los Angeles. Dyshja u takuan për herë të parë në tetor 2016 në xhirimet e videoklipit të Spears “Slumber Party”.
Pasi Spears ndërroi fustanin e nusërisë dhe filloi pritja, këngëtarja dhe Madonna shkëmbyen një puthje.

Dy yjet kishin bërë bujë dy dekada më parë, kur patën shkëmbyen një puthje në skenë në VMA-s, teksa performonin këngën e Madonna-s “Hollywood” me Christina Aguilera./21Media

Back to top button