BSPK thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga trusti

Nexhat Llumnica nga BSPK ka kërkuar deputetëve që ta votojnë projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti pensional.
Ai në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 tha se kjo është kërkesë e punëtorëve.
Dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, kanë kërkuar nga Qeveria që sa më shpejt të sjellë në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, që do të mundësonte tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu mbrëmë në RTV21 paralajmëroi kallëzim penal nëse zvarritet shqyrtimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti./21Media

Back to top button