Bujar Osmani shkon në Kiev në kuadër të OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë në Ukrainë ku në orët e hershme të mëngjesit ka mbërritur dhe me tren po udhëton drejt Kievit.
Osmani për TV21 theksoi se kjo vizitë është e rëndësishme për të treguar se Ukraina është në top prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut.
“Kjo është vizita ime e parë si kryesues i OSBE-së dhe me këtë dërgoj edhe mesazhin se Ukraina është në top prioritetet e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në për shkak se Ukraina është gjithçka që OSBE duhej të parandalonte dhe agresioni rus në Ukrainë në një mënyrë ka thyer të gjitha parimet bazë të kësaj organizaten prandaj jam këtu për këtë mesazh”, tha Osmani për TV21./21Media

Back to top button