Probleme shëndetësore për aktoren e njohur turke

Duket se fillimi i vitit 2023 nuk ka qenë me shumë fat për aktoren turke, Dilan Çiçek Deniz. Pas ndarjes nga ish i dashuri i saj, regjisori i reklamave Thor Saevarsson, 27 vjeçarja po përballet me një problem shëndetësor.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja përballet me të njëjtin problem në shëndetin e saj. Deniz, që nga fëmijëria thuhet se vuan nga hipermobiliteti, një gjendje e zakonshme, veçanërisht tek fëmijët, pasi indet e tyre lidhëse nuk janë zhvilluar plotësisht.
Për këtë arsye ajo duhet vazhdimisht të jetë shumë e kujdesshme.
Kujojmë se aktorja e njohur prej vitesh merrej me volejboll, dhe pikërisht për këtë arsye iu desh të tërhiqej nga ky sport./21Media 

Back to top button