Bullgari, ndërpritet hetimi për autobusin e djegur!

Fakte të reja për natën e kobshme kur autobusi nga Maqedonia u dogj në autostradën “Struma” në Bullgari. Si pasojë e aksidentit tragjik, jetën e humbën 46 persona.
Nëntë muaj pas tragjedisë, autobusi ende gjendet në depon afër Pernikut. Ai shërben si dëshmi për veprën.
Prokuroria bullgare për herë të parë konfirmoi se në autobus ka pasur lëng djegës.
“Natën e 23 nëntorit autobusi u dogj, por katër tubat me benzinë që i transportonte shoferi nuk janë arsyeja, sepse ato mbetën të paprekura”, tha Ajsha Sali, gazetare.
Bankina bllokoi derën, para së cilës u mblodhën udhëtarët dhe u përpoqën të dilnin nga autobusi që digjej.
“Ishte vërtetuar se një numër i madh i tyre kanë vdekur nga mbytja nga zjarri dhe tronditje traumatike. Kemi dy raste. Aksident dhe zjarr. Nga ekspertiza u bë e qartë se vozitësi ngiste me shpejtësi të papërshtatshme, pas çka humbi kontroll mbi autobusin. Për këtë rast kanë punuar 6 hetues dhe 3 prokurorë. Brenda vetëm 10 ditëve ka përfunduar mbledhja e dëshmive për këtë procedurë”, theksoi Sijka Mileva, zëdhënëse e kryeprokurorit publik.
Në Bullgari janë marrë në pyetje rreth 30 dëshmitarë, mes të cilëve edhe pasagjerët e mbijetuar në aksidentin me autobus.
Për momentin, procedura parahetimore është ndërprerë, pasi është përgatitur edhe një kërkesë për ndihmë juridike nga hetuesit e Maqedonisë. Ata, në rol të dëshmitarëve do të duhet t’i marrin në pyetje të mbijetuarit nga aksidenti dhe familjarët e viktimave./Tv21

Back to top button