Bullgaria ishte e përgatitur për masën e Rusisë për të pezulluar furnizimin me gaz

Qeveria bullgare tha se ishte e përgatitur për masën e Rusisë për të pezulluar furnizimin e saj me gaz. Kryeministri Kiril Petkov siguroi bullgarët se nuk do të ketë mungesë dhe foli me qeverinë fqinje greke për të siguruar furnizime alternative.

Bullgaria merr 90% të gazit të saj nga Rusia – duke e bërë atë më të prekshme ndaj lëvizjes ruse sesa Polonia. Por, reagimi politik në kryeqytetin Sofje ishte i fortë, raporton BBC.

Kryeministri Petkov akuzoi Kremlinin për shantazh,

Petkov filloi menjëherë bisedimet me qeverinë greke, me kryeministrin grek që konfirmoi se një ndërlidhës vendimtar, që transporton gazin azerbajxhanas nga Komotini në Greqi në Stara Zagora në Bullgari, do të hapet – siç ishte planifikuar – në qershor.

Qeveria greke ofroi gjithashtu furnizime me gaz natyror të lëngshëm për Bullgarinë, nëse nevojitej.

Megjithatë, gazi i ri ka të ngjarë t’i kushtojë Bullgarisë më shumë.

Dhe lëvizja ruse mund të rrisë tensionet në qeverinë bullgare, ku dy nga katër partnerët e koalicionit në qeveri janë më miqësorë ndaj rusëve./21Media

Back to top button