Bulliqi: Lirimi i Maçastenës na gëzoi të gjithëve

 

 

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas lirimit nga burgu të asambleistit të kësaj komune, Blerim Maçastena.

Bulliqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se lirimi i Maçastenës i ka gëzuar të gjithë, pasi që sipas tij ai padrejtësisht po mbahej në burg të Serbisë nga 12 dhjetori.

“Blerimit i uroj shëndet të mirë dhe suksese në punët dhe angazhimet e tij si këshilltar i Kuvendit të Komunës”, ka shkruar Bulliqi./21Media

Back to top button