“Burj Khalifa” kuq e zi në nder të Ditës së Flamurit

Në Ditën e Flamurit për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ngjyrosur me ngjyra të flamurit kombëtar.
Ndërtesa në Dubai ka marrë ngjyrat e flamurit të Shqipërisë.
Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Burj Khalifa kuqezi je ti”, ka shkruar Rama në Facebook, krahas videos së postuar.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, pasi që nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shqipëria këtë vit shënon përvjetorin e 110 të pavarësisë./21Media

Back to top button