Burri më i vjetër në botë feston ditëlindjen

Burri më i vjetër i gjallë në botë e ka festuar ditëlindjen e 112-të të hënën. John Alfred Tinniswood gjendet në shtëpinë e kujdesit në Angli dhe ka lindur më 26 gusht të vitit 1912.

Çmimin e personit më të vjetër të gjallë në botë e ka marrë nga Guinnessi në fillim të këtij viti, por tha se ky çmim nuk i lë përshtypje.

“Nuk më ndikoi në asnjë mënyrë, personalisht kjo nuk do të thotë asgjë për mua”, ka shtuar duke thënë se nuk e ndien atë moshë.

Tinniswood u shpreh se nuk e di sekretin e jetëgjatësisë.

“Nuk mund të mendoj për ndonjë sekret të veçantë që kam. Kam qenë mjaft aktiv si i ri, kam bërë shumë ecje. Por nuk jam ndryshe”, ka thënë 112-vjeçari.

Back to top button