Pritet të hapet Posta e Kosovës në veri të Mitrovicës

Në veri të Kosovës pritet të hapet dega e Postës së Kosovës.
Në Mitrovicë të Veriut kanë përfunduar punimet për funksionalizimin e degëve të Postës së Kosovës dhe pritet që të hapet dega e Postës në sheshin ‘Car Llazar’.
Menaxheret e kësaj qëndre thanë për RTV21 se hapja pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
Më 5 gusht, Policia e Kosovës në një aksion në veri pati mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë./21Media