Burri nga Ferizaj ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Ferizaj një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
I dyshuari A.S., 42 vjeçar, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
A.S nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button