Burri që humbi unazën e martesës, surprizohet pasi mëson ku u gjet ajo

 

Suzie Quintal dhe burri i saj Nathan Reeves humbën unazën e martesës në ishullin Norfolk në janar.

Unaza e dhëndrrit e cila arrin shifrën e 1000 dollarëve, u gjet në qafën e një peshku, nga një pajisje e cila përdoret për të marrë ajër.

Suzie dhe Nathan të cilët jetojnë në Gold Coast, kishin shkuar për vizitë të familja e tyre, në ishullin Norfolk, rreth 1.600km në veri-lindje të Sydney.

Por, diçka e papritur ndodhi kur Reeves doli për not dhe pa se unaza i kishte rënë.

Ai tashmë kishte humbur shpresat se mund të gjendej ajo, por për çudi unaza u gjet nga Susan Prior, në trupin e një peshku.

Ajo tha se kishte dëgjuar se çifti po kërkonin unazën e tyre të martesës të cilën e kishin humbur këtë vit dhe një mrekulli ndodhi kur Susan gjeti çiftin në Facebook dhe komunikoi me ta.

Po ashtu, bëri të ditur se kishte parë dhe më herët që peshqit të rrethohen në plastikë por, në diçka kaq të rëndë, metal, ishte brengosëse.

Ndërkohë, çifti nuk kanë mundur më të kthehen në ishull dhe me padurim po presin të dëgjojnë lajmin se unaza është rikthyer./21Media

Back to top button