Burri që ka vozitur pa patentë për më shumë se 70 vjet

Një burrë i ndaluar nga policia u tha oficerëve se kishte vozitur pa patentë ose sigurim për më shumë se 70 vjet.
Ndërsa ishte në patrullë, policia e ndaloi burrin në Nottingham të Anglisë të mërkurën në mbrëmje.
Oficerët thanë se shoferi i lindur në vitin 1938 u tha atyre se ai kishte vozitur pa patentë ose sigurim që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga policia, transmeton rtv21.tv.
Në Facebook, ekipi i Policisë Bulwell tha që fatmirësisht 84-vjeçari nuk kishte pasur kurrë asnjë aksident.
“Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pasur një aksident, i kishte shkaktuar dikujt një lëndim dhe kurrë nuk kishte bërë që dikush të humbiste financiarisht, duke e goditur atë derisa ishte i pasiguruar!”, ka thënë Policia./21Media

Back to top button