Rreth 500 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 492 tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19.
Ndërsa për qytetarët që nuk kanë rrespektuar rregullat e komunikacioni, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 788 tiketa trafiku.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 24 aksidente trafiku me dëme materiale.
Janë arrestuar 25 persona, 12 persona janë dërguar në mbajtje, kurse 7 persona në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button