Burri vret gruan e tij me sëpatë në Gostivar

 

 

Në fshatin Banjishnicë të Gostivarit, burri me sëpatë ka goditur për vdekje gruan e tij. Rastin në polici e ka denoncuar djali i viktimës.

Në orën 06:43 V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 67 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960, pas çka është dhënë në arrati.

Organet kompetente menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin./TV21

Back to top button