Hartohet Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës

 

 

Ka përfunduar hartimi i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), i cili u bë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Grupi Punuese për Hartimin e Projektligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Hartimi i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës u bë sot nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Në komunikatën për media nga SHKK thuhet se “I tërë aktiviteti i grupit punues ishte në funksion të plotë të përmbushjes së obligimeve, të cilat dalin nga Plani i Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2020-2021 dhe Programi Legjislativ për vitin 2020”.

SHKK me ketë Projektligj synon që të arrijë objektivat e saj me qellim të avancimit dhe zhvillimit të Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës, si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

ShKK vlerëson se rregullimi i fusheveprimtarisë, kompetencave, organizimit të brendshëm, reformimin dhe avancimin sa më lartë të Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës është njëkohësisht në funksion të krijimit të kushteve për trajtimin e të burgosurve sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtarë.

Përmes këtij rregullimi ligjor, po ashtu synohet të ketë efekt edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në si njëri ndër institucionet me rendësi vitale për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve që të njëjtit pas përfundimit të burgut ti kthehen familjes dhe shoqërisë si qytetar të dobishëm.

Më 28.07.2020 është themeluar ekipi punues për hartimin e projektligjit, në të cilin ishin të përfshirë përfaqësues nga: International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP), Departamenti Ligjorë i Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Departamenti për Integrime Evropiane MD, Sindikata e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, Eulexit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Organization for Security and Cooperation in Europe (OSBE), Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, si dhe përfaqësues nga Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Back to top button