Kaloni te përmbajtja kryesore

Burrin e zuri rryma në vendin e punës

 

Policia dje në Gjakovë ka arrestuar pronarin e një firme private, pasi që një punonjës i tij ka pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës.

”Viktima ka qenë duke kryer disa punime në një shtëpi private dhe pas lëndimit është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore si dhe inspektori i punës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, pronarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button