Burrit në Komoran, nën kërcënimin e armës i vjedhin para

Një person ka raportuar në Polici se gjersa ishte duke punuar, dy persona të panjohur i kanë hyrë në objekt.
Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit nën kërcënimin e armës, ia kanë grabitur paratë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, poashtu është informuar edhe prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti i lartcekur i cili mbetet nën hetime./21Media

Back to top button